E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i pronave, në rënie Durrësi dhe në rritje Jugu

Tregu i pasurive të paluajtshme në bregdet po zhvendoset dukshëm nga zona e Durrësit drejt Jugut. Gjin Biba, ekspert i tregut të pronave, tha për mediat se këtë vit vërehet rënie e kërkesës në bregdetin e Durrësit, si për blerje, ashtu edhe për qiramarrje. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme do të vazhdojë të ketë një ecuri të qetë. Zhvillim të rëndësishëm mund të sjellë vetëm dhënia e certifikatave të pronësisë për ndërtimet e reja. Ndërkohë, përfaqësues të agjencive imobiliare shprehen se tregu është i qëndrueshëm dhe pa luhatje të mëdha në çmime. Në kryeqytet vërehet një rënie e kërkesës për mjedise tregtare dhe troje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›