Liverpuli, 50 milionë sterlina për Tevez
Liverpuli futet me forcë në garën për Karlos Tevez. Argjentinasi është pranë largimit nga Mançester Junajtid, pasi klubi refuzon të plotësojë kërkesat financiare të kompanisë Kia Jorabçian, që zotëron kartonin e lojtarit. Në këtë situatë, "Reds" janë të gatshëm të paguajnë 26 milionë sterlina për shërbimet e Tevez, ndërsa sulmuesi do të përfitojë 8 milionë sterlina rrogë në sezon. Me operacionin me vlerë të përgjithshme 50 milionë sterlina, Benitez synon të mposhtë konkurrencën e Realit e Sitit.