BSH: Në 2008-ën thellohet deficiti
Efektet negative në të cilat është përfshirë ekonomia globale kanë dhënë efektin e tyre negativ edhe në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë, pasi ka ndjekur ecurinë e ekonomisë vendase për 6 muajt e parë të vitit 2008, ka dhënë vlerësimet e saj lidhur me efektet që kanë shoqëruar atë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e tij të radhës ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 6.25 për qind. Treguesi i shitjeve për ekonominë gjatë tremujorit të parë të vitit 2008 është rritur me rreth 24% në terma vjetorë. Kontributi kryesor në këtë rritje ka ardhur nga aktiviteti tregtar, sektori i ndërtimit dhe ai i industrisë. Ecuria e ekonomisë është shoqëruar dhe me sinjale pozitive në tregun e punës. Norma e regjistruar e papunësisë arriti në 13.04%, nga 13.2% në fund të 2007-ës. Në tremujorin e parë të vitit 2008 deficiti i llogarisë korente u thellua më tej në 11.7% të PBB-së. Pjesa më e madhe e tij prej 75% është financuar nga hyrjet në llogarinë kapitale dhe financiare, e cila vlerësohet në 10.8% të PBB-së. Kontributin kryesor në përmirësimin e prurjeve financiare e kanë dhënë investimet e huaja direkte të cilat llogariten në 125 milionë euro.
Raporti i BSH-së vëren se aktiviteti ekonomik botëror ka vijuar të ngadalësojë ritmin e rritjes edhe gjatë muajit maj 2008. Ngadalësimi i ekonomisë së SHBA-së, pasojat e trazirave financiare dhe rritja e mëtejshme e çmimit të naftës dhe lëndëve të para kanë ndikuar negativisht në ecurinë ekonomike botërore. Janë ekonomitë e vendeve në zhvillim ato që vazhdojnë të kontribuojnë pozitivisht në këtë drejtim. Rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, energjisë dhe ushqimeve kanë vijuar të mbeten burimi kryesor i inflacionit në botë. Kështu, SHBA-ja dhe Eurozona shënuan nivelet më të larta të inflacionit gjatë muajit qershor të vitit 2008, përkatësisht me 5% dhe 4%. Për këtë arsye, BQE-ja në fillim të muajit korrik rriti normën bazë të interesit me 25 pikë të përqindjes bazë duke e çuar atë në nivelin 4,25%. Aktiviteti i buxhetit gjatë 5 muajve të parë të vitit karakterizohet nga një balancë pozitive, e cila ka ardhur si rezultat i grumbullimit të të ardhurave fiskale më shumë sesa ishin planifikuar dhe realizimit më të ulët të shpenzimeve. Huamarrja e qeverisë mbetet e orientuar drejt huamarrjes së brendshme, ndërkohë që huamarrja e huaj për këtë periudhë ka qenë në nivele të ulëta. Në muajin qershor inflacioni vjetor regjistroi vlerën 4% duke u kthyer në kufirin e sipërm të intervalit të tolerancës së objektivit të Bankës së Shqipërisë. Ashtu si në muajt e fundit, përsëri shifra mujore e inflacionit rezultoi negative, duke mundësuar një rënie të mëtejshme të normës vjetore.
Ritmi i zgjerimit të parasë në ekonomi në maj 2008 është stabilizuar pranë niveleve minimale të dy viteve të fundit, në rreth 10%. Krijimi i parasë mbështetet kryesisht në kredidhënien për sektorin privat, ndërsa sektori publik ka rezultuar me teprica buxhetore. Gjithashtu, pozicioni i mjeteve valutore neto të bankave të nivelit të dytë ka ruajtur tendencë të lehtë rënëse duke amortizuar rritjen e kredisë për sektorin privat në valutë dhe pjesërisht kryerjen e shpenzimeve kapitale në monedhë të huaj.
Në muajt në vijim inflacioni parashikohet të ndjekë një prirje në rënie duke iu afruar mjaft objektivit të Bankës së Shqipërisë në fund të tremujorit të dytë të vitit 2009. Në analizën e tij, Këshilli Mbikëqyrës kujdes të veçantë i kushtoi edhe balancës së rreziqeve në ekonomi. Njësoj si në mbledhjet e mëparshme, ai vlerëson se rreziqet për inflacion janë ende prezente, ndonëse me një probalitet më të ulët për t’u materializuar në 12 muajt në vijim. Ambienti i jashtëm ekonomik me norma të larta inflacioni, përbën kërcënimin kryesor për të ndikuar në rritje të çmimeve të brendshme të konsumit, kryesisht nëpërmjet një shkalle të lartë transmetimi të çmimeve të importit.
Kreditimi, në maj rritet niveli i kredisë për biznesin
Gjatë muajit maj kredia për sektorin privat u rrit me 42.2% në terma vjetorë. Në raport me agregatin monetar M3, kredia arriti në 43%. Impulsin kryesor në rritjen e kredisë për sektorin privat e jep kredia për biznese, ndërkohë që kredia në valutë vazhdon të ruajë dominimin e saj në portofolin e kredisë, me një peshë prej 73%. Kërkesa për likuiditet ka vazhduar dhe në muajin qershor. Mungesat janë plotësuar nëpërmjet ankandeve të marrëveshjeve të anasjella të repos me afat 7-ditor. Norma mesatare e interesit për transaksionet njëditore, të cilat zënë dhe vëllimin kryesor, u rrit me 0.10 pikë përqindjeje në 5.99 për qind. Yield-et e letrave me vlerë nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme në tregun primar nga një muaj më parë. Në tregun e depozitave është vërejtur rritje e natyrës promocionale të normave të interesit për depozitat me afat në lekë dhe në euro. Ndërkohë që interesi mesatar për kredinë në euro është rritur lehtë, përqindja mesatare për kredinë në lekë ka pësuar një rënie që pasqyron dominimin e një grupi të vogël bankash të angazhuara në ofrimin e këtij produkti.
BSH-ja miraton kërkesën e BERZH-it për blerjen
e 12.5% të aksioneve të Union Bank
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të jetë aksionere me 12.5 për qind në bankën shqiptare Union Bank. Kjo është vendosur dje nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, i cili miratoi kërkesën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Për miratimin e blerjes së 12.5 për qind të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Union sh.a”. Ky vendim lejon blerjen në masën 12.5 për qind të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Union sh.a., e cila do të emetojë aksione të reja për këtë qëllim. Struktura e kapitalit aksioner të Bankës Union sh.a., me blerjen e aksioneve nga BERZH-i do të jetë: Unioni Financiar i Tiranës do të ketë 83.1250 për qind, z. Edmond Leka do të zotërojë 2.1875 për qind, z. Niko Leka do të zotëroje 2.1875 për qind dhe BERZH-i tani gëzon të drejtën mbi 12.5 për qind të aksioneve të Unin Bank. Në sistemin bankar shqiptar, BERZH-i është prezente si aksionere edhe në Bankën Kombëtare Tregtare dhe në Bankën Amerikane të Shqipërisë.
Industrialistët: Të rritet prodhimi vendas për të ngushtuar deficitin
Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për thellimin e vazhdueshme të deficitit tregtar dhe korrent të vendit gjatë vitit 2007. Sipas drejtuesve të saj, bazuar në të dhënat e fundit zyrtare për vitin 2007 del se deficiti tregtar është thelluar me 27% krahësimisht vitit 2006, duke arritur nivelin më të lartë në vite prej më shumë se 3 miliard eurosh importe. Gjithçka më sipër është edhe më e prekshme ndërkohë që dihet se si pasojë e rritjes se çmimeve ndërkombëtare për disa nga prodhimet kryesore tona si nafta dhe mineralet, edhe eksportet shqiptare janë rritur ndjeshëm prej pothuaj 25% krahësimisht me vitin 2006. Konfindustria shpreh njëkohësisht shqetësimin e saj lidhur me thellimin e njëkohshëm edhe të deficitit korrent, që kapi shifrën e lartë prej 10.7% kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kundrejt 7%, që ishte në vitin 2006 dhe në vlerë absolute për vitin 2007 deficiti korrent arriti shifrën prej më shumë se 830 milionë euro. Të dhënat e mësipërme tregojnë se qëndrueshmëria ekonomike e vendit, pavarësisht përmirësimeve, që vihen re në sektorë të caktuar dhe strategjikë, është ende e brishtë dhe mjaft e varur nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare. Goditjet e ardhura nga jashtë përçohen drejtpërdrejt në ekonominë shqiptare dhe në nivelin e përgjithshëm të mirëqenies së qytetarëve të shprehura me tejkalimin e përsëritur të normës kufi të inflacionit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Konfindustria për përmirësimin e deficitit tregtar këshillon qeverinë shqiptare që mbi të gjitha, në ekonominë shqiptare është domosdoshmëri shtimi me çdo kusht i prodhimit vendor: Së pari, në shtimin e prodhimit vendor për tregun vendas është mjaft i madh parë shifrën rekord prej 3. 8 miliardë eurosh të importeve. Së dyti, parë rezervat e mëdha të vendit në prodhime strategjike shumë të favorshme për kushtet e tashme të tregjeve ndërkombëtare sikundër janë mineralet, nafta, burime ujore, të erës, etj., është domosdoshmëri përkrahja e investimeve strategjike në fushat e mësipërme. Njëkohësisht, shtimi i prodhimeve bujqësore për tregun vendas për konsumatorët dhe lënda e parë për industritë është fushë tjetër që paraqet mundësi të mëdha të pashfrytëzuara.
Konfindustria për përmirësimin e deficitit korrent të thelluar negativisht gjatë vitit 2007 përveç masave dhe fushave të përmendura më sipër, thotë se del e domosdoshme mbyllja me çdo kusht e sa më shpejt e vrimave të zeza, që ende ndodhen në ekonominë shqiptare, sikundër është telefonia celulare, që ende nuk po u nënshtrohet rregullave të pastra të konkurrencës, duke bërë që në vazhdimësi vendit t’i largohen pa asnjë arsye shuma mjaft të mëdha parash, por njëkohësisht duhet të vazhdojnë të nxiten me çdo kusht investimet strategjike në infrastrukturë si rrugë, porte, aeroporte si dhe linja transmetimi të gazit, naftës, energjisë, etj. për të përfituar nga pozicioni strategjik mjaft i përshtatshëm i vendit dhe nga procesi integrues drejt BE-së.