Konfeksionistët, letër Dollapit: Mos na hiqni dritat
Mungesa e energjisë elektrike gjatë orëve të paradites ka vënë në vështirësi serioze prodhuesit e veshjeve. Kufizimi i energjisë është bërë shkak për ndërprerjen e punës në subjektet që prodhojnë veshje me material porositës, duke vënë në rrezik kontratat që ata kanë me vendet e tjera. Për t’i paraprirë kësaj situate të krijuar tashmë prej më se 2 javësh, ata i janë drejtuar drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes (OSHSH), Seti Dollapi, me anë të një letre ku shprehin shqetësimin e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e tij për të rregulluar këtë situatë. Kryetari i Dhomës Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve (ish-Shoqata e Prodhuesve Eksportues të Konfeksioneve prej Tektili), Edmond Rusmajli, në letrën dërguar Dollapit, thekson se kjo dhomë vlerëson angazhimin e tij në furnizimin me energji të konsumatorëve dhe gjithashtu edhe performancën e kompanisë që ai drejton, sidomos pas ndarjes administrative dhe ligjore me KESH-in. “Por ne jemi të shqetësuar lidhur me ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike në disa nga zonat, ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre kompanitë e prodhuesve të veshjeve, në Tiranë dhe në rrethe”, - thotë Rusmajli në letrën dërguar drejtorit të OSSH-së. Ai informon me anë të kësaj letre Dollapin, se prej më shumë se dy javësh në Tiranë, në zonën e Alliasit, rruga “5 Maji”, në zonën e ish-Porcelanit (ish-Ndërmarrja Artistike “Migjeni”) në ish-NPV e Durrësit dhe në disa zona të tjera, ku janë vendosur shumica e ndërmarrjeve që prodhojnë për eksport me material porositësi, ka pasur e vazhdon të ketë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve thekson në letrën drejtuar Dollapit se justifikimet për defekte apo remonte në linjën e shpërndarjes duken si të paqena, për arsyen se në të shumtën rasteve as nuk lajmohet se do të ketë ndërprerje.
“Ndërprerja e energjisë sipas sistemit “një ditë po, një ditë jo” nuk mund të justifikohet me remontin e linjave. Këto ndërprerje, të palajmëruara dhe anormale, kanë dëmtuar procesin e prodhimit të ndërmarrjeve tona dhe kanë krijuar një dëm të konsiderueshëm për subjektet në fjalë”, - thuhet në letrën dërguar kreut të OSSH-së. Dhoma Kombëtare e Veshjeve thekson në letrën dërguar Dollapit se duke respektuar angazhimin tuaj, si dhe deklarimet e bëra publike për mosmungesë të energjisë elektrike për vitin 2008, jo vetëm nga institucioni që ju drejtoni, por edhe nga KESH dhe vetë ministri, z. Ruli, ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave për të stabilizuar gjendjen e furnizimit me energji elektrike të zonave respektive. “Ne nuk mund të pajtohemi me justifikimin e realizimit të grafikut të remontit të linjave elektrike, sepse vetë skema e realizuar e ndërprerjes së energjisë nuk justifikon asnjë lloj remonti”, - theksohet në këtë letër.
Ndërkaq ata informojnë Dollapin për rëndësinë që ka kjo industri në ekonominë shqiptare, pasi referuar shifrave të fundit, prodhimet e veshjeve me mall të porositur për t’u shitur në tregun e huaj zënë 53 % të totalit të eksporteve shqiptare. Në shkallë vendi, në këtë industri punojnë më shumë se 400 subjekte private, xhiroja ekonomike e të cilave qarkullon rreth 4 miliardë lekë në vit, ose rreth 50 milionë dollarë. Tirana është qendra më e madhe, me afro 160 biznese të këtij sektori, me një xhiro ekonomike prej rreth 1.2 miliard lekësh, ose mbi 15 milionë dollarë. “Duke shprehur konsideratën më të lartë, ne shpresojmë shumë në plotësimin e kësaj kërkese të biznesit fasonist, si dhe në krijimin e kushteve normale të punës dhe dhjetëra e qindra punëtorëve tanë, që po i paguajmë rregullisht, edhe në mungesë të energjisë elektrike”, - përfundon letra e fasonistëve.
Bujqësia, pritet të çelet Agjencia e Pagesave
Fondet për zhvillimin e bujqësisë, të akorduar nga qeveria shqiptare dhe nga donatorët, pritet të menaxhohen nga një agjenci e re, e cila paraprakisht është emërtuar Agjencia e Pagesave për Zhvillimin Bujqësor. Në Ministrinë e Bujqësisë u prezantua dje nisma për krijimin e Agjencisë së Pagesave, përmes së cilës Bashkimi Evropian do të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe rural të vendeve anëtare. Nga pikëpamja e instrumenteve të politikës për zhvillimin bujqësor dhe rural, BE ka institucionalizuar programin IPARD (Instrumenti për akses për bujqësinë dhe zhvillimin rural). Ky program do të bëhet i disponueshëm për Shqipërinë vetëm kur ajo të jetë vend kandidat i BE-së. Ministri Gjana u shpreh gjatë këtij takimi se AP është një prej angazhimeve më të rëndësishme të programit të qeverisë për sektorin e bujqësisë. "Vitin e kaluar u miratuan 4 ligje për zhvillimin e bujqësisë, e cila mbeti e abandonuar në tetë vitet e qeverisjes socialiste", - theksoi ministri Gjana. Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh se gjatë prezantimit të nismës për krijimin e Agjencisë së Pagesave për Zhvillimin Bujqësor Rural se "kemi hapësira që përmes politikave të përshtatshme të rrisim produktin e brendshëm". Duke shprehur mbështetjen për krijimin e kësaj agjencie, ministri Bode tha se bujqësia përbën një degë të ekonomisë me peshë mbi 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për kreun e financave publike mbetet shqetësim fakti se vetëm 2 % e totalit të kredive janë dhënë në sektorin e bujqësisë, kur ky sektor jep 20 % të PBB-së. Ndërsa, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli cilësoi se "për zhvillimin e tregut bujqësor është e domosdoshme ndërmarrja e politikave të qarta". Ministri Ruli komentoi krizën më të fundit të produkteve ushqimore, që siç u shpreh ai ndoshta ishte kriza më reale, në lidhje me politikat e mbështetjes së sektorit bujqësor. "Kjo krizë erdhi nga gabime të konsoliduara prej vitesh në ekonominë globale, kundrejt sektorit bujqësor", - tha Ruli, duke nënvizuar se "nuk ishte një krizë që erdhi për shkak se munguan fondet dhe financimet në bujqësi".