OSSH-ja merr disa prona të paluajtshme shtetërore
Qeveria në mbledhjen e saj të radhës miratoi dje listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat kalojnë në pronësi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a. (OSSH). Qeveria vendosi miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat kalojnë në pronësi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sh.a., sipas lidhjeve (gjithsej 1 416 fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi. Heqjen nga inventari i pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH-it, sh.a.-së, miratuar me vendimin nr. 122, datë 4.3.2004, të Këshillit të Ministrave, të pronave, që i përkasin sistemit të shpërndarjes, sipas fletëve, të përcaktuara në shtojcën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Vendimi thotë se në inventarin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit dhe të transmetimit të energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH, sh.a.-së, ndryshohen të dhënat për pronat, sipas tabelave, (gjithsej 3 fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi.