HEC-i i Stojanit i jepet me koncesion firmës “El-Er Energy”
Hidrocentrali “Stojan” do të jepet me koncesion. Kjo është vendosur dje nga qeveria. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës, pasi shqyrtoi kërkesën e METE-s, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave vendosi të japë këtë HEC me koncesion. Qeveria vendosi miratimin e kontratës së koncesionit të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si autoriteti kontraktues, dhe “El- Er Energy”, sh.p.k. për ndërtimin e hidrocentralit “Stojan”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për zbatimin e këtij vendimi.