Nafta vendase, standarde evropiane për t’u tregtuar
Nafta e prodhuar në vend, pas dy vitesh do të duhet të plotësojë standardet evropiane për t’u tregtuar, në të kundërt nuk do të lejohet të tregtohet. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje kushte të reja për përpunimin dhe tregtimin e naftës e prodhuar në vend.
Qeveria miratoi dje kushtet për cilësinë e lëndës djegëse diezel, të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, vendase. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave, qeveria vendosi të miratojë kriteret për përcaktimin e cilësisë së naftës që do të tregtohet që nga 1 janari i vitit 2010. Sipas këtij vendimi, lënda djegëse diezel, e cila në nomenklaturën e mallrave përshkruhet në kodin 27101941, e që plotëson kërkesat e standardit shqiptar S SH EN 590 ose të standardeve të tjera, të barasvlershme me të, e prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, të nxjerrë në vendburimet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, do të lejohet të tregtohet sipas kushteve të përcaktuara, si nga vendimi i djeshëm i qeverisë. Vendimi thotë që duke nisur a) Nga data 1 janar 2010, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorët diezel, nuk lejohet të kalojë vlerën 350 mg/kg dhe përmbajtja e hidrokarbureve policiklike aromatike nuk lejohet të kalojë vlerën 16% m/m. Po kështu, në bazë të këtij vendimi, duke nisur nga data 1 janar 2011, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorët diezel, nuk lejohet të kalojë vlerën 150 mg/kg dhe përmbajtja e hidrokarbureve policiklike aromatike nuk lejohet të kalojë vlerën 16% m/m. Gjithashtu, vendimi përcakton që duke nisur nga data 1 janar 2012, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorët diezel, nuk lejohet të kalojë vlerën 10 mg/kg dhe duhet të plotësojë kërkesat e standardit shqiptar S SH EN 590 ose të standardeve të tjera, të barasvlershme me të.
Nëse pas afateve të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 1 të këtij vendimi, vërehet tregtimi i lëndës djegëse diezel, me cilësi që nuk respekton kërkesat e këtij vendimi, lënda djegëse sekuestrohet dhe dërgohet në destinacionin e përcaktuar nga Inspektorati Qendror Teknik. Ngarkohet Inspektorati Qendror Teknik për kontrollin e zbatimit të këtij vendimi.