Topi pershendet samitin
Ne fjalen e tij Kryetari i delegacionit shqiptar Presidenti i Republikes Bamir Topi u shpreh tejet entuziast per uljen e Shqiperise mes vendeve anetare te Natos. Mes te tjerash ai nenvizoi:
”Vij ketu per te sjelle mirenjohjen, falenderimin, miqesine me te thelle te popullit shqiptar per Aleancen dhe per Ju te dashur aleate” Me keto fjale u eshte drejtuar Presidenti i Republikes Bamir Topi krereve te shteteve ne Samitin e NATO-s. Presidenti shqiptar tha se Shqiperia ndodhet perkrah Jush sot sepse mbetemi, te vendosur te perballemi dhe t’i fitojme sfidat tona te brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake. Sipas Presidentit Topi, nga sot, kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqiperise ne rajonin e Ballkanit do te kthehet ne vlere te shtuar te investimit per paqen e stabilitetin e qendrueshem te tij, ne mbeshtetjen e shtetit te ri te Kosoves dhe ne shendoshjen e frymes se bashkepunimit dhe te politikes se fqinjesise se mire per nje te ardhme te perbashket euroatlantike.