Politika pershendet anetaresimin
Shqiperia dhe Kroacia jane anetaret me te rinj te NATO-s. Eshte sigurisht nje fakt i pamohueshem, qe konsensusi i plote i klases politike shqiptare per integrimin ne Aleance, eshte nje vlere e shtuar ne kete drejtim. Disa nga politikanet kryesore te vendit jane shprehur se kjo arritje duhet materializuar edhe me permbushjen e te gjitha standarteve qe parashikon anetaresimi i plote ne kete aleance vlerash, ku sigurisht spikat organizimi i zgjedhjeve te lira dhe te pakontestueshme.