E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Nuk ka të dhëna mbi ecurinë e prodhimit

Banka e Shqipërisë refuzoi në mënyrë indirekte të pranojë vlerësimin e Institutit të Statistikave për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë dhe nuk iu referua kësaj statistike në analizën e djeshme. INSTAT njoftoi dy javë më parë se, sipas vlerësimeve të saj, rritja ekonomike për tremujorin e parë është 6 për qind. Kjo e dhënë u vlerësua gjerësisht nga qeveria, si dëshmi e ecurisë shumë të mirë ekonomike të vendit. "Rritja ekonomike për gjashtëmujorin e dytë do të jetë edhe më e lartë", tha Kryeministri Berisha në këtë rast.

"Të dhënat mbi ekonominë reale janë të pakta. Banka e Shqipërisë gjykon se gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga një rritje pozitive ekonomike", tha Fullani dje, duke refuzuar të japë një vlerësim konkret. BSH bëri të ditur gjithashtu se shpreson për rritje ekonomike pozitive.

"Është ende herët të konkludojmë mbi ecurinë ekonomike gjatë vitit 2009 e në vazhdim. Banka e Shqipërisë gjykon se ekzistojnë premisat për të ruajtur ritmet pozitive të rritjes ekonomike në vend", shtoi Fullani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›