E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujësjellësi, kontrata dhe libreza të reja

Nis procesi i formalizimit të të gjithë abonentëve të ujit të pijshëm për qytetin e Fierit. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, Agim Plepi, zbatimi i këtij procesi kupton pajisjen me kontrata e libreza të reja të pagimit të faturave të konsumit për të gjithë abonentët. Kjo bëhet edhe për evidentimin e saktë, si dhe detyrimin e atyre konsumatorëve që nuk kanë lidhur kontrata më parë me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve. Procesi i formalizimit të të gjithë konsumatorëve të ujit të pijshëm do të mundësojë edhe rritjen e të ardhurave të ujësjellësit, pasi detyron shlyerjen e të gjitha debive ndër vite mbi këtë ndërmarrje. "Sot numërohen shumë abonentë dhe debitorë në qytetin e Fierit, që kanë kontrata të viteve ‘65-‘70, siç kanë qenë të trashëguara nga ndërmarrjet e mëparshme. Me procesin e decentralizimit dhe kalimit të ujësjellësit pranë bashkisë është kthyer në detyrim ligjor tashmë që të gjithë qytetarët e Fierit të pajisen me kontratë-blerje, e cila është përgatitur dhe është bërë e gatshme për t‘u shpërndarë në shumë familje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›