Triumfi i Dashurise
Juan Pablo takon Victoria, ata bien ne dashuri, dhe nje nate iu nenshtruan pasionit te tyre. Kur Viktoria kuptoi se kish mbetur shtatzane, Juan Pablo ishte rikthyer shkollen per prifterinj dhe Bernarda e largon ate nga shtepia. Krejtesisht e vetme, Viktoria I jep jetes vajzes se saj, por tre vjet me vone, Bernarda shkakton nje aksident qe con Viktorian ne spital, dhe vajza e saj e vogel Maria humbet dhe perfundon me pas ne nje jetimore. Qe nga ajo kohe, Viktoria nuk do te ndalet se kerkuari vajzen e saj. 20 Vjet me vone, nje vajze e bukur e quajtur Maria Desamparada vjen ne studion e Viktorias dhe punesohet si modele.
Brenda nje kohe te shkurter, Maria Desamparada ia arrin te kape majat; megjithate, Viktoria dyshon se vajza e re kish nisur te flirtonte me te shoqin dhe ndjehet teper xheloze mbi kete fakt, ndaj dhe nis ta nenshtroje ate duke e trajtuar me perbuzje. Por, eshte djali i burrit te saj, ai qe perpiqet te joshe Maria, nen nje identitet te rreme.
Por shume shpejt e kupton se nje vajze te ndershme, e te pafajshme nuk mund ti shpetonte renies ne dashuri. Menjehere pas nisjes se marredhenies se tyre, Maria Desamparada mbetet shtatzane; por perpara se ti tregonte Maksit, ai i rrefen asaj se gjate gjithe kesaj kohe kishte qene I fejuar me Jimenen, dhe tani, atij I duhet te martohet me te pasi prisnin nje femije.
E ndjere e tradhtuar, Maria Desamparada nuk I tregon atij asgje dhe largohet prej tij. Kur Viktoria meson mbi marredhenien e Marias me Max, ajo ben gabimin me te madh te jetes se saj: ajo e akuzon ate si nje aventuriere dhe e pushon nga pune; duke e trajtuar ate ne te njejten menyre qe Bernarda kish trajtuar Viktorian, duke mos dyshuar kurre se ishte duke hedhur ne rruge vajzen e saj te humbur prej vitesh.
Victoria takon Juan Pablo?tashme nje prift? dhe i tregon atij se ata kishin nje vajze dhe per kete Bernarda ka qene gjithmone ne dijeni. Juan Pablo ndjehet I shkaterruar; ai i lutet asaj ta fale dhe I premton se nuk do te rreshti kurre se kerkuari te bijen e tij. Kur ai takon Maria Desamparada, ata e pelqejne direkt njeri-tjetrin dhe ai behet rrefyesi dhe keshilluesi i saj, por kur ai eshte shume prane zbulimit te se vertetes, Bernarda zbulon te gjithe te verteten e tij ne nje rrefim, duke e detyruar ne kete menyre ate te mbaje sekretin per vehte...