Tregtia e pistoletës nga 15-vjeçari “Zoti i Luftës”
26/03/2009 Minoreni kapet nga komisariati nr. 3 pak çaste para shkëmbimit
Policia zbulon skemën e shitjes së armës me çmim më të lartë sesa blerja
TIRANE- Një minoren nga Tirana me inicialet M. C. (rreth 15 vjeç) kishte zgjedhur një mënyrë krejt të paimagjinueshme për të fituar para dhe për të rënë në sy të shoqërisë së tij. Ai ka mundur të shesë një pistolete të tipit TT dhe dy krehër mod 54, tek një 23-vjeçar nga Tropoja me çmim 20 mijë lekë të reja. Mësohet se armën luftarake minoreni e kishte marrë në shtëpinë e tij të banimit, ku pas disa negociatave me shtetasin Rinor Osmanaj ia ka shitur këtij të fundit me çmimin e sipërcituar. Pas blerjes së pistoletës Osmanaj kishte planifikuar që atë t’ia shiste me një çmim shumë herë më të lartë personave të tjerë, të interesuar për armë zjarri. Mirëpo plani i tij ka dështuar, pasi në dijeni të kësaj tregtie ishin vënë forcat e policisë së komisariatit nr. 3, të cilat pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, kanë konstatuar armën e zjarrit. Fillimisht uniformat blu dyshuan se me anë të armës 23-vjeçari Rinor Osmanaj kryente grabitje në kryeqytet, por ky dyshim ende nuk është provuar. Në deklarimet e të ndaluarit thuhet se pistoletën e kishte blerë tek shtetasi me inicialet M. C., me qëllim shitjen e saj me një çmim më të lartë se ai i blerjes. Nisur nga kjo deklaratë policia ka identifikuar dhe lokalizuar të miturin me inicialet M. C., i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr. 3. Burimet thanë se në prani të një psikologu dhe të oficerëve të policisë ai është marrë në pyetje, ku ka treguar plotësisht misteret e shit-blerjes së pistoletës TT. Ndërkohë që një grup tjetër policie ka shkuar në banesën e minorenit ku ka kryer kontroll. Gjatë këtij procesi në banesën e minorenit është konstatuar edhe një tjetër pistoletë tip TT, model 54, si dhe një krehër me një fishek model 54. Të ndodhur në këtë situatë punonjësit e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale të dyja armët e zjarrit, të cilat mësohet se janë dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik. Ndërkohë që minoreni është lënë i lirë për shkak të moshës së tij të vogël. Nga ana tjetër policia ka dërguar në Prokurori materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Rinor Osmanaj për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.