E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa paguhet për të hapur një bingo, kazino, baste sportive



Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për caktimin e tarifave financiare për të hapur biznese si kazino, loto sportive, bingo, lojëra fati etj. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino elektronike, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, paguhen pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr. 10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”. Për taksat për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive struktura përgjegjëse e lojërave të fatit në ministrinë përgjegjëse për financat. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, zero për qind.

Tarifat

për baste sportive 2 000 000 lekë/vit;

për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit;

për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit;

për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit;

për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit.

Për marrjen e licencës për lotari kombëtare 300 000 000 lekë;

Për kazino:

për Tiranën 1 000 000 000 lekë;

në zonat turistike 300 000 000 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›