E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ritmi i rritjes së depozitave është ulur

Ritmi i rritjes së depozitave në muajt e parë të vitit 2009 është më i ulët se ai i shënuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimet ekonomike në vend. Duke i referuar efekteve të krizës financiare ndërkombëtare, Banka Qendrore vëren se pavarësisht angazhimit të grupeve bankare zotëruese për të mbështetur veprimtarinë kredituese të filialeve të tyre në vendin tonë, mundësia e sektorit bankar për të kredituar në mënyrë të qëndrueshme do të kushtëzohet nga qëndrueshmëria e rritjes së depozitave. 

Megjithatë, sipas BSH-së, treguesit e dy muajve të parë të vitit 2009 konfirmojnë pritshmëritë për një rënie të ritmit të rritjes së kredisë gjatë vitit 2009. Kjo situatë do t’i bëjë bankat më të kujdesshme në përzgjedhjen e projekteve që do të financojnë, si edhe ka mundësi të orientojë veprimtarinë e kreditimit në afate më të shkurtra dhe drejt monedhës kombëtare, për të cilën ato kanë mundësi të sigurojnë burime më të qëndrueshme financimi, nënvizon BSH-ja në raportin e saj. Gjithësesi, ekspertët bankarë nënvizojnë faktin se sistemi financiar dhe bankar në vendin tonë është i mirëkapitalizuar dhe  po ruan qëndrueshmëri treguesish sipas parashikimeve të Bankës Qendrore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›