E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash

Reshjet e ditëve të fundit, kanë shkaktuar rrëshkitje dherash në lagjen  "Teqe”, në periferi të qytetit të Peqinit, duke përbërë rrezik veçanërisht për dy banesa si dhe kanë bllokuar një pjesë rruge rurale që lidh disa fshatra të qytetit të Peqinit. Nënprefekti i Peqinit Sokol Elezi tha se, “tashmë është bërë evakuimi i banorëve të dy banesave të dëmtuara, ndërsa grupi i emergjencës ka përllogaritur dëmet e shkaktuara”. Sipas tij, i gjithë dokumentacioni e nevojshëm do t'i përcillet Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave. Kjo nuk është hera e parë që ky fenomen ndodh në qarkun e Elbasanit. Rreth një muaj më parë, reshjet e shiut shkaktuan rënie masive dherash në fshatin Gurëshpat-Vilan, ku u rrezikuan 25 banesa. Ndërhyrja e menjëherëshme e shtabit të emergjencave pranë prefekturës si edhe e Ndërrmarjes së Rrugëve Rurale,  bënë të mundur  stabilizimin e situatës brenda 15 ditëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›