Topi, mesazhe Napolitanos dhe Berluskonit për tërmetin që goditi rajonin e Abrucos

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar sot mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni, ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos. Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se në këto mesazhe Presidenti Topi shpreh hidhërimin "për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian" dhe u dërgon ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin e tij dhe të popullit shqiptar. Në këtë mesazh Presidenti Topi shpreh ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abrucos dhe veçanërisht në qytetin e Akuilas.
...