Mirëpritet nga qytetarët, heqja e doganës për automjetet

Heqja e doganës për automjetet mirëpritet nga qytetarët. Drafti i cili është duke u përgatitur nga ana e Ministrisë së Financave parashikon heqjen e doganës për automjetet që importohen dhe zevendësimin e kësaj takse me një tjetër taksë e cila paguhet vit pas viti kur bëhet koalidimi i automjetit.
Pavarësisht se qytetarët e mirëpresin këtë draft, ata nuk janë dakord që dogana do zëvendësohet me pagesën e një takse të përvitshme, edhe pse do jetë një shifër shumë më e govël se egzistuesja.
Heqja e doganës është një nga kushtet e Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të plotësojë. Por nga ana tjetër, dogana sjell të ardhura të konsiderushme për buxhetin e shtetit, çka do të sillte vështirësi në zevendësimin e përfitimit të këtyre të ardhurave që përfitohen nga vjelja e doganës.