E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria merr kryesinë e SECI-t

Shqipëria merr kryesimin e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit (J.C.C) në institucionin e SECI-t, dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi caktohet në postin e kryetarit të J.C.C për vitin 2009. Në takimin e 29-të i Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit (JÇ) të Qendrës SECI, i cili zhvilloi punimet e tij ne Stamboll, Turqi, u miratua vendimi për drejtimin me sistem rotacioni një vjeçar të J.C.C nga vendet anëtare të përhershme të tij. Qendra SECI është një iniciativë rajonale e vendeve të Evropës Juglindore, e cila angazhon institucionet Doganore dhe Policore të këtyre vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe operon kryesisht në dy fusha të rëndësishme: në atë të investigimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të informacionit inteligjent midis vendeve anëtare të SECI-t. Aktualisht, në Qendrën SECI janë të anëtarësuara me statusin e vende anëtare të përhershme 13 shtete: Shqipëria, Bosnjë – Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia,Greqia, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Ndërsa me statusin e vëzhguesit në këtë organizate janë: Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Kanada, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Izraeli, Italia, Japonia, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Spanja, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar. Shtetet e Bashkuara, EUBAM, UNMIK dhe Çekia. Komitetit i Përbashkët të Bashkëpunimit i Qendrës SECI organizon të paktën dy Sesioneve Plenare në vit të J.C.C, pa përmendur këtu edhe takime të tjera në seanca të jashtëzakonshme të këtij komiteti, si dhe angazhime të tjera të veçanta të k

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›