Nis hartimi i kontratës së blerjes së OSSH-së nga çekët
Kanë nisur dje negociatat për hartimin e kontratës së blerjes së aksioneve të OSSH-së nga kompania çeke CHEZ. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Ministri tha se pikërisht dje kishin nisur negocimet për hartimin e kontratës së blerjes së aksioneve të OSSH-së nga kompania çeke CHEZ. Ministri Ruli sqaroi se me mbështetjen e ekspertëve të huaj dhe konsulencën e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, si dhe përmes një procesi tepër transparent, u realizua tenderi për privatizimin e 76% të aksioneve të kompanisë shtetërore të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), ku dhe u shpall fituese kompania çeke CHEZ.
Sipas tij, në hartimin e dokumentacionit ligjor për privatizimin e kësaj kompanie, ashtu sikurse dhe në rastet e privatizimeve të tjera strategjike të kryera më parë, është marrë në konsideratë dhe trajtimi i punonjësve që rrezikohen të mbeten pa punë. Duke vlerësuar rëndësinë e privatizimit të OSSH-së, ministri Ruli u shpreh se ky është një hap në kuadër të reformave dhe politikave që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin e sektorit të energjetikës në vendin tonë. Pritet që në këtë kontratë të përcaktohen kushtet kontraktuale që duhet të plotësojë kompania çeke CHEZ, të vendosura nga qeveria shqiptare. Një ndër kushtet që kjo kompani duhet të plotësojë është përmirësimi i treguesve. Nga ana tjetër deri në fund të vitit 2009 është garantuar se kompania çeke nuk do të rrisë çmimin e energjisë, pasi një gjë e tillë është garantuar deri më tani nga Enti Rregullator i Energjisë. Pas përfundimit të kontratës parashikohet që brenda këtij viti të përfundojë procesi i privatizimit të OSSH-së. Brenda vitit CHEZ do të ketë afro 102 milionë euro për OSSH-në. Në këtë garë u paraqiten tri kompani nga katër që kanë tërhequr dokumentacionin, një italiane, një çeke dhe një austriake. Kompania çeke, CHEZ, që është kualifikuar e vetme në tenderin për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka pranuar kushtin e qeverisë shqiptare për të shlyer borxhet afatgjata të saj. Bëhet fjalë për një shumë prej 15.6 miliardë lekësh, që është marrë borxh nga qeveria në formën e kredive, kryesisht për investime në rrjetin shpërndarës të energjisë. Po kështu kompania CHEZ ka pranuar edhe kushtin tjetër të qeverisë, atë të reduktimit të humbjeve në 32 për qind deri në fund të këtij viti dhe në 15 për qind deri në fund të vitit 2014. Ndërsa CHEZ bëhet pronar i OSSH-së, asetet dhe aktiviteti i prodhimit dhe transmetimit të energjisë mbeten në duart e shtetit dhe popullit shqiptar. Investimet minimale që priten të gjenerohen nga ky transaksion vlerësohen të jenë rreth 200 milionë euro gjatë 5 viteve të para të operimit dhe duke u bazuar në targetet e humbjes në shpërndarje, të cilat CHEZ-i në ofertën teknike të tyre pranoi të arrijë. Për pasojë, nëse marrim parasysh (I) investimet (II) çmimin e paguar për aksionet, dhe (III) borxhin e caktuar OSSH-së, CHEZ do të kontribuojë një shumë prej 52.7 miliardë lekësh (425 milionë euro).
Ruli: Energjia, sfidë e Shqipërisë dhe e rajonit
Energjia është sektori që përbën sfidën kryesore për Shqipërinë, por jo vetëm. Kjo sfidë vjen edhe për rajonit e Ballkanit. Ndaj synohet krijimi i një tregu të përbashkët energjie. Ministri Ruli ka vënë theksin se politikat e qeverisë Shqiptare synojnë përmirësimin e këtij sektori. “Energjia vazhdon të jetë një sfidë për Shqipërinë dhe rajonin dhe prandaj politikat e kujdesshme për zhvillimin dhe privatizimin e këtij sektori kanë qenë dhe do jenë edhe për disa vite të tjerë imperative dhe prioritet i yni. Gjithashtu, politikat integruese të Shqipërisë kanë gjetur shprehje konkrete edhe në fushën e energjisë me nënshkrimin dhe angazhimet e marra në kuadër të Traktatit të Themelimit të Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore”, - tha Ruli. Ai shtoi se reformimi i sektorit të energjisë mbetet një nga sfidat kryesore për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE). Ministri i METE- s, Genc Ruli, në fjalën e mbajtur në Forumin e parë për Energjinë Komunitare, që po organizohet në Tiranë, tha se “qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme për transformimin e plotë të sektorit të energjisë, bazuar në parimet e liberalizimit dhe funksionimit të këtij tregu”. Sipas tij, Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të implementimit të traktatit të energjisë dhe e shikon progresin e zhvillimit të saj kombëtar të lidhur ngushtë me një bashkëpunim intensiv në nivel rajonal. Ministri Ruli solli në vëmendje të pjesëmarrësve në këtë forum përpjekjet që ka bërë Shqipëria për të plotësuar kërkesat e traktatit të komunitetit të energjisë, lidhur me përshtatjen e legjislacionit sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE). Në këto dy vitet e fundit, - u shpreh Ruli, - u krijua krejtësisht i ri kuadri i nevojshëm ligjor për zhvillimin e sektorit energjetik, në përputhje të plotë me direktivat e BE-së dhe Shqipëria ka në tërësi një kuadër ligjor të aftë, për të përballuar sfidat që kërkon tregu i hapur i energjisë, jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe në nivel rajonal dhe më gjerë. Duke u ndalur në sfidat me të cilat ndeshet ky sektor, ministri Ruli tha se Shqipëria vazhdon të ketë probleme në furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve të saj, mungesë të burimeve primare të energjisë të rrjeteve të gazit natyror dhe ka vartësi të plotë të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike.