E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH Rritja ekonomike e Shqiperise e qendrueshme

Të dhënat nga treguesit e besimit sinjalizojnë për qëndrueshmëri të rritjes ekonomike edhe gjatë periudhës maj-prill 2011.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për aktivitetin ekonomik, për tre-mujorin e dytë të këtij vitit, ekonomia pritet të ketë një ecuri të ngjashme si në tre muajt e pare, kur prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 3.4%.

Të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë vlerësohet të kenë shënuar rritje gjatë kësaj periudhe, por rritja ekonomike vazhdon të udhëhiqet nga sektori i industrisë dhe ai i shërbimeve.

Gjatë tre muajve të tjerë, sektori i industrisë vlerësohet të ketë pasur frenim.

Megjithatë, sektori i industrisë përfaqëson një ndër sektorët më të kredituar prej sistemit bankar, çka do të mbështesë një ecuri të mirë të këtij aktiviteti në të ardhmen afatmesme

Analizuar sipas nëndegëve, ecuri pozitive në tremujorin e parë të vitit 2011 shënuan industria nxjerrëse e përpunuese.

Më konkretisht, industria nxjerrëse regjistroi rritjen më të lartë vjetore, me rreth 50%, si dhe në indeksin e prodhimit, me rreth 72 %.

Një ecuri të kundërt ndoqi nëndega e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, duke shënuar një rënie vjetore .

Prodhimi i energjisë elektrike gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2011 shënoi rënie me rreth 43.9% në terma vjetorë, kryesisht si pasojë e rënies së prodhimit në hidrocentralet e mëdha.

Prodhimi nga impiantet e dhëna me koncesion dhe ato private vijon të shënojë norma pozitive rritjeje (si pasojë e rritjes së sasisë së prodhuar dhe të futjes në punë të impianteve të reja).

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2011, prodhimi nga këto impiante shënoi rritje me rreth 10.9% në terma vjetorë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›