Kasat fiskale AED mund te perdoren tashme jo vetem per kuponin tatimor
Kasat fiskale të kompanisë AED mund të përdoren tashmë, jo vetëm për të shpërndarë kuponin tatimor.
Sipas një projekti të ri, i cili lançohet këtë muaj nga kjo kompani, kasa fiskale do të përdoret për të kryer shërbime të reja siç janë rimbushja e karta apo kryerja e pagesave të tjera online.
Shërbimet e reja përmes kasave fiskale AED do të mundësohen në çdo pikë, që e disponon këtë pajisje, qoftë bar, dyqan apo pikë karburante.
Një praktikë e tillë e shndërron kasën në një pajisje shumë-funksionale, në favor të bizneseve.
Projekti në fjalë do të bëhet e mundur falë instalimit brenda kasave të modemit që i përket një teknologjie të përparuar.
Bizneset, të cilët janë klientë të kompanisë AED, do të jenë të lidhur njëkohësisht në server.
Ata do të kenë mundësi që shërbimet e reja t’i mundësojë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në Itali e Kosovë.