BSH: Rritja vazhdon, edhe pse me ngadale Eglantina Nasi
Nje ecuri e ngadalte e aktivitetit ekonomik. Kete fraze ka zgjedhur te thote dje publikisht Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, per te shprehur ecurine ekonomike te vendit ne tremujorin e pare te ketij viti. "Nder te tjera, kjo ecuri eshte ndikuar edhe nga faktore te perkohshem, si pasoje e kushteve te veshtira klimaterike. Megjithate, analiza e treguesve arrin ne perfundimin se kerkesa e brendshme dhe ajo e huaj, mbeten te dobeta", - tha ai. Duke shtuar se gjithsesi, ecuria e treguesve monetare ka qene ne linje me zhvillimet ne ekonomine reale. "Oferta monetare ka ruajtur ritmin e rritjes te verejtur ne fundin e vitit te kaluar, duke shenuar nje rritje vjetore prej 8.8% ne muajin mars", - tha ai. Per te pranuar ne kete menyre, se ritmi i rritjes ekonomike vazhdon te jete pozitiv, edhe pse me i ngadalesuar. Ne kete aspekt, kreu i BSH-se, ka vleresuar si pozitiv edhe faktin e zvogelimit te treguesit te deficitit buxhetor. "Politika fiskale ka ndjekur nje sjellje te kujdesshme gjate muajve te pare te vitit, e reflektuar ne uljen vjetore me 28% te deficitit buxhetor. Te ardhurat buxhetore vijojne te shenojne norma te moderuara rritjeje vjetore, duke reflektuar ecurine e aktivitetit ekonomik dhe duke ilustruar ndikimin e ndersjelle midis dinamikes se sektorit publik dhe privat", - argumentoi ai ne lidhje me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, perfaqesuesi i Bankes se Shqiperise, gjykoi se ndjekja e nje politike fiskale te orientuar drejt qendrueshmerise afatgjate te treguesve buxhetore dhe te borxhit publik do te sjelle perfitime te qarta afatmesme dhe afatgjata per ekonomine shqiptare. Ne kete aspekt, ai ka pohuar se kjo do te coje ne nje rritje te nivelit te konsumit privat, i cili, sipas tij, pas gjallerimit ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar, vleresohet te jete ngadalesuar ne tremujorin e pare te ketij viti. "Te perballur me nje kerkese te ulet dhe me kapacitete te lira prodhuese, si dhe ne prani te pasigurise per zhvillimet brenda dhe jashte vendit, bizneset kane shtyre ne kohe vendimet e tyre per investime te reja. Gjithashtu, kontributi i investimeve publike ne rritjen e kerkeses agregate, vleresohet te kete qene negativ gjate tremujorit te pare", - jane disa nga rezervat qe Guvernatori shprehu ne lidhje me zhvillimet ekonomike gjate muajve te pare te ketij viti. Sikunder, pohoi edhe se dukurine tjeter se "dinamika e treguesve sasiore dhe cilesore sugjeron gjithashtu per nje ecuri te ngadalte te investimeve". Ne nje situate te tille, per Fullanin, paraqitet me mjaft rendesi ndihma qe Banka e Shqiperise, do t'i jape ekonomise. "Banka e Shqiperise ka lehtesuar vazhdimisht politiken monetare gjate muajve te fundit, duke synuar respektimin e objektivit te inflacionit ne terma afatmesem, si dhe kontrollin e pritjeve te inflacionit dhe te primeve te rrezikut ne ekonomi. Ne gjykojme se dhenia e nje stimuli te kujdesshem monetar, te kushtezuar nga kontrolli i primeve te rrezikut dhe nga ruajtja e stabilitetit financiar, eshte kontributi me i rendesishem qe Banka e Shqiperise mund te jape ne rritjen e qendrueshme dhe afatgjate te vendit", - perfundoi qendrimin e tij lidhur me situaten me te fundit makroekonomike ne vend, kreu i BSH-se.