E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP raporton tek Komisioni i Ligjeve per pasurite e fshehura

Kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Adriatik Llalla, raportoi dje ne Komisionin e Ligjeve, ne lidhje me menyrat e reja qe zyrtaret kane gjetur per te fshehur pasurite. Llalla shpjegoi keshtu edhe arsyet, se pse tashme ky institucion ka depozituar per shqyrtim ndryshimet ligjore, per kontroll te pasurive edhe te personave te lidhur me zyrtaret, per te zbuluar pasurite qe te zgjedhurit fshehin tek te afermit. Nderkohe qe ne bilancin per vitin e kaluar, ky inspektorat ka depozituar kallezim penal per 16 zyrtare te shtetit, per fshehje te pasurise apo refuzim te deklarimit te pasurise. Me konkretisht, sipas te dhenave te ILDKP, nga 16 procedime jane perfunduar 12 dhe jane ne fazen e hetimeve paraprake 4 prej tyre. Nga 1200 procedimet penale te perfunduara, per 9 eshte vendosur dergimi i te pandehurve per gjykim dhe per 3 eshte vendosur pushimi i hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›