Moratoriumi i skafeve ne fuqi, PD rrezon kerkesen e opozites Rozeta Rapushi
Komisioni Parlamentar i Sigurise rrezoi dje propozimin e bere nga Partia Socialiste per heqjen e Moratoriumit te skafeve. Pas debateve te shumta, me shumice votash mazhoranca rrezoi propozimin e iniciuar nga deputeti socialist, Artan Gaci, i cili tha se ky moratorium demton turizmin. "Moratoriumi hoqi Shqiperine nga lista e vendeve te trafikut te lendeve narkotike", - argumentoi gjate mbledhjes zevendesministri i Brendshem, Avenir Peka. Sipas tij, heqja e ketij moratoriumi do t'i hapte rruge zhvillimit te trafiqeve te paligjshme. Ne te njejten linje, deputeti demokrat, Osman Metalla, tha se nje nder arsyet e liberalizimit te vizave, ishte pikerisht vendosja e ketij moratoriumi, qe solli si pasoje ulje te trafikut te qenieve njerezore dhe te lendeve narkotike. "Tani qe jemi ne prag te marrjes se statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian, ne na duhet lufta ndaj trafikut dhe moratoriumi eshte mjeti me i mire per ta luftuar", - theksoi Metalla. Po keshtu, edhe demokrati Gjoke Uldedaj i meshoi faktit se ky moratorium duhet te jete ne fuqi edhe per disa vite. Por kjo nuk u vleresua njesoj nga socialistet. Deputetet e Partise Socialiste mbrojten propozimin e bere, me argumentin se moratoriumi nuk e ka penguar aspak trafikimin e lendeve narkotike. "Te huajt na kane treguar qarte se burimi i hashashit eshte Lazarati. Moratoriumi eshte nje ligj ekstrem qe merret kur institucionet nuk kontrollojne dot territorin e vendit. Shtyja per 3-vjecarin e dyte ishte absurde. Te huajt e besojne se ne kemi moratorium. Moratoriumi nuk i ndalon trafikantet per te punuar", - tha deputeti Artan Gaci. Opozita e justifikoi propozimin e vet me faktin se moratoriumi eshte nje mase e tepert dhe demton bizneset. Sipas relacionit te socialisteve, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik te Shqiperise. Moratoriumi eshte vendosur prej gjashte vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qellim bllokimin e trafiqeve te paligjshme qe beheshin nepermjet skafe drejt Italise dhe Greqise. Dy dite me pare, Partia Demokratike deklaroi se kerkesa e socialisteve ishte e porositur nga mafia qe, sipas demokrateve, urdheron dhe komandon disa prej deputeteve socialiste. Ne propozimin e bere nga Partia Socialiste kerkohet qe te hiqet bllokimi i mjeteve lundruese ne Shqiperi, duke e cilesuar si nje mase te teper dhe demtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit te projektit te opozites, "ky ligj qe ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik te Shqiperise. Moratoriumi e ka vendosur Shqiperine ne nje pozicion te turpshem krahasuar me fqinjet bregdetare qe e shohin turizmin si burim mireqenieje per qytetaret e tyre". Moratoriumi eshte vendosur prej gjashte vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qellim bllokimin e trafiqeve qe beheshin me skafe drejt Italise dhe Greqise. Edhe gjashte vite me pare, Partia Socialiste ka kundershtuar miratimin e tij duke e cilesuar si antikushtetues.