Sugjerimi i Montit drithëron klubet: Pezullim i futbollit italian 2-3 vjet
Itali- Futbolli profesionist në Itali duhet të pezullohet deri në tre vjet pas një hetimi për trukim ndeshjesh. Kështu ka sugjeruar kryeministri italian Mario Monti duke nënvizuar se skandali i trukimeve kishte shkaktuar një trishtim të thellë në të gjithë vendin.
Siç raportojnë mediat italiane zoti Monti foli një ditë pasi një numër njerëzish, përfshirë kapitenin e Lazio-s Stefano Maurin, u arrestuan. Policia po kërkon në më shumë se 30 shtëpi, përfshirë atë të lojtarëve, trajnerëve dhe të administratorëve të Serisë A, Serisë B dhe atyre më të ulëta.
Trajneri i Juventusit Antonio Conte i cili sapo mori udhëheqjen në Serinë A është mes atyre që po pyetën nga policia italiane. ‘Pyes vetën nëse është ide e mirë të pezullohen ndeshjet për 2 ose 3 vite. Është veçanërisht e trishtueshme kur një botë që duhet të ishte ekspancion i vlerave rezulton e pavërtetë dhe me hile’- tha Monti.
Megjithatë kryeministri italian pranoi se sugjerimi i tij nuk ishte një propozim nga qeveria por një pyetje që po kërkon përgjigje. Arrestimet e së hënës për goditjen lojtarët aktuale dhe ish-lojtarë të skuadrave italiane që në sezone të caktuar akuzohen se kanë manipuluar rezultatet e ndeshjeve.
D.Bilbili/IDEA/