E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premton administrate te vogel dhe shkolle per nepunesit publike

Qeveria po pergatitet per te hapur shkollen e Administrates Publike. Nderkohe qe

angazhohet se do te beje gjithcka qe te mbetet nje administrate e vogel dhe nje qeveri e vogel. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha i pranishem ne konferencen informuese per ecurine e reformes ne Administraten Publike te vendit. Ai siguroi se Shqiperia nuk do te shnderrohet ndonjehere ne nje administrate te madhe. "Kjo krize qe perjetojne sot vendet e zhvilluara, nje nga shkaqet e saj ka administratat e fryra. Raporti Shqiperi-Greqi eshte 1 me 4. Kjo do te thote qe ne duhet te bejme perpjekjet me maksimale per kualifikimin e administrates sone. Kjo do te thote qe ne duhet te bejme gjithcka per funksionet polivalente ne administraten tone, do te bejme gjithcka per aplikimin e teknologjive me moderne ne funksionimin e administrates sone, te cilat shkurtojne shume burimet njerezore", - u shpreh kreu i qeverise. Nga ana tjeter, ai siguroi se qeveria do te permiresoje me tej raportin sherbim civil-administrate publike, duke u perpjekur ta shtrije sherbimin civil ne te gjithe degezimet e Administrates Publike dhe ta shnderroje ate ne kercellin kryesor te funksionimit te saj. Kryeministri siguroi gjithashtu se do te bashkepunojme me opoziten, ne menyre qe ligjet e rendesishme per funksionimin me te mire te administrates publike ne teresi dhe sherbimit civil ne vecanti, konsolidimin dhe persosjen e punes se tyre, te votohen sa me shpejt ne Parlament dhe te hyjne ne fuqi sa me shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›