Basha: Rama e futi Tiranen ne kaos urban
Ka qene pikerisht mungesa e planeve te mira qe na ka cuar nepermjet zhvillimit "kuturu", te paplanifikuar, ne situata te pamenaxhuara, te pamenaxhueshme dhe me probleme te medha per qytetin tone. Keshtu eshte shprehur dje Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, gjate aktivitetit te Universitetin "Polis", duke premtuar se plani i ri rregullues do te shoqerohet me zgjidhje per kryeqytetin. "Keto situata te renda do te kerkojne vite dhe dekada per t'u ndrequr ne te ardhmen, ndaj planifikimi i mire eshte gjysma e punes, si dhe garancia qe qytetin do ta ndertojme jo per sot, as per dje, por per brezat e ardhshem, ne menyre te qendrueshme", - u shpreh Basha. Pyetjeve dhe padurimit te njerezve ne lidhje me faktin se kur do te filloje te vihet ne zbatim plani i ri rregullues, kryebashkiaku Basha i eshte pergjigjur duke u shprehur se ka te njejtin padurim si edhe ata, porse cdo zbatim i mire fillon me nje plan te mire dhe ky plan i mire pritet te filloje nga zbatimi sa me pare te jete e mundur. Plani i hartuar ne 10 muaj eshte projektuar per nje Tirane me 1.2 milione banore, ku i gjithe kryeqyteti eshte ndare ne 600 blloqe banimi. Urbanistet kane konceptuar ndertimin edhe te 3 unazave te tjera, si dhe krijimin e nje Tirane me shume qendra. Pas prezantimit te planit rregullues te Tiranes, specialistet pritet te kryejne studimet e pjesshme sipas zonave. Rreth 25 qershorit, projekti i zhvillimit urbanistik te Tiranes do t'i nenshtrohet nje debati te gjere publik me specialiste dhe grupe interesi. Ndersa ne muajin shtator, ai pritet te kaloje per miratim ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes. Kryetari i Bashkise se Tiranes ka nenvizuar potencialet, energjine dhe frymezimin e madh qe mbart qyteti, per arkitekte dhe studio arkitekturore, nder me te mirat ne bote, gje qe u deshmua edhe ne konkursin per Bulevardin dhe lumin e Tiranes. Basha theksoi se planifikimi i mire eshte garanci per nje zhvillim te qendrueshem, jo vetem per sot, por per brezat qe do te vijne. Kryetari i Bashkise se Tiranes garantoi per mbeshtetjen e plote te javeve te arkitektures ne Tirane, ku garancia me e mire per suksesin e ketij eventi nderkombetar eshte niveli i larte profesional i pjesemarresve ne "Javet e Arkitektures".
Aktiviteti
Javet e arkitektures, sjellin arkitektet me te mire ne bote
Muajt shtator dhe tetor do te sjellin ne Tirane arkitektet me ne ze te botes, organizuar nga Universiteti "Polis" dhe Bashkia e Tiranes. Gjate ketyre dy muajve, Tirana do te jete qendra e prezantimit te projekteve me te avancuara te arkitektures, artit dhe dizajnit, te cilat do te jene nje kontribut i madh, ne dizajnin e nje sere projektesh te rendesishme qe parashikohen te implementohen ne Tirane, nga Bashkia e Tiranes, por edhe kompani private. Kreu i Bashkise se kryeqytetit, Lulzim Basha, i ka konsideruar "Javet e Arkitektures", si nje shans te madh per qytetin dhe qytetaret e Tiranes.