E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha i kërkon ministrit gjerman liberalizimin e vizave

Gjermani premton mbështetjen e saj në drejtim të procesit për plotësimin e standardeve për të arritur liberalizimin e vizave. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë i cili ndodhet në Tiranë zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. 

TIRANE-Ministri i Punëve të Jashtme, z.Lulzim Basha, priti sot, në një takim ministrin e Brendshëm të landit të Brandenburgut dhe Kryetar i Konferencës së Ministrave të Brendshëm të RFGJ-së. z. Jörg Schönbohm. Gjatë takimit një vëmendje e vecantë iu kushtua procesit t¸ liberalizimit t¸ vizave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Ministri Basha njohu z. Schönbohm me hapat që janë ndërmarrë për arritjen e standardeve evropiane: krijimi i regjistrit të përgjithshëm të popullsisë, pasaportat biometrike, forcimi i kontrollit të kufijve dhe një bashkëpunim më i ngushtë me partnerët evropianë.
Nga ana e tij ministri Schönbohm vlerësoi përparimet që janë arritur në Shqipëri, masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të procesit të reformave, dhe rikonfirmoi mbështetjen e palës gjermane për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në drejtim të plotësimit të standardeve të nevojshme evropiane për të arritur liberalizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Gjatë takimit u nënviuan dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.
Ministri i Brendshëm i Landit të Brandeburgut, Gjermani, Z.Jörg Schönböhm zhvilloi një takim dhe me Zv.ministri i Brendshëm,Gent Strazimiri
Ministri Schönböhm vlerësoi bashkëpunimin mes policive shqiptare e gjermane dhe rezultatet konkrete të arritura si dhe shprehu mbështetjen e plotë për modernizimin dhe konsolidimin e policisë shqiptare duke theksuar se ky zhvillimi është edhe në interesin e vendeve të BE.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›