BSH: Të jepet kredi në lekë, shmanget risku i kursit
Banka e Shqipërisë u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të japin kredi në lekë, duke shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Kjo pasi forcimi i euros gjatë muajve të fundit, ka ndikuar në moskthimin e huave nga qytetarët dhe bizneset.
TIRANE- Banka e Shqipërisë u ka bërë thirrje bankave të nivelit të dytë që të japin kredi në lekë, duke reduktuar huadhënien në valutë. Në këtë mënyrë, bankat do të shmangin rrezikun e kursit të këmbimit, i cili gjatë muajve të fundit ka ndikuar në moskthimin e kredive nga qytetarët dhe bizneset. Kjo pasi forcimi i euros i bëri më të shtrenjta kërkesat mujore të kredive dhe i vendosi në vëhstirësi klientët e bankave. Institucioni mbikëqyrës bankar ka vlerësuar rritje të kredive të pakthyera, tregues që sipas të dhënave të shoqatës së bankave, arriti në fund të tremujorit të parë të këtij viti nivelin e 7.6 për qind, duke shënuar një rritje prej rreth 1 për qind kundrejt fundit të vitit 2008. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë rekomandon që sektori bankar r’i japë përparësi kreditimit në monedhën kombëtare, duke shfrytëzuar mundësitë e mëdha që ofrojnë depozitat. Rrjedhimisht, qytetarët nuk rrezikojnë nga kursi i këmbimit, duke i pasur të ardhurat e tyre në lek.
Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar është i ndjeshëm ndaj sjelljes së kursit të këmbimi. Aktualisht kredia në valutë mbizotëron në totalin e portofolit të kredisë me rreth 75 për qind. Shkaqet e rritjes së saj në vite lidhen me strukturën e bilancit të sektorit bankar, normat më të ulëta të interesit në krahasim me kredinë në lekë, si edhe perceptimit se qëndrueshmëria e shkuar e kursit të këmbimit të lekut do të vazhdonte edhe në të ardhmen. (a.r/news24/balkanweb)