Zhvlerësohet euro, monedha kombëtare leku, fiton pikë
Euro po zhvlerësohet në tregun e këmbimit, ndërkohë që monedha kombëtare, po fiton pikë kundrejt valutave. Ekspertët shpjegojnë se kjo ecuri e shkëmbimit të monedhave do të vazhdojë deri në shtator, e ndikuar nga emigrantët.
TIRANE- Kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime dhe turistët e huaj kanë zhvlerësuar valutat e forta. Gjatë javëve të fundit euro ka humbur rreth 2 pikë në tregun tonë të këmbimit. Kështu monedha europiane blihet me 128.7 lekë dhe shitet me 129/3 lekë. Ndërsa dollari këmbehet me 92.3 lekë në blerje dhe me 92.9 lekë në shitje. Ekspertët të ekonomisë parashikojnë një zhvlerësim të mëtejshëm të euros deri në shtator. Sipas tyre kjo ecuri do të kushtëzohet edhe nga fakti se Shqipëria është e rrethuar nga vende që kanë euron si monedhë kombëtare me të cilat kryhet një pjesë e konsiderueshme e tregtisë.
Nga forcimi i lekut favorizohen të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në valutë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se rreth 75 për qind e kredive që kanë dhënë bankat janë në monedhë të huaj.
Ekspertët e ekonomisë parashikojnë rritje dhe të interesave të depozitave gjatë sezonit të verës. Kjo është periudha ku bankat bëjnë ofertat për rritjen e interesave me qëllim tërheqjen e kursimeve të emigrantëve. (a.r/news24/balkanweb)