Pranga 37-vjeçarit, tentoi të vrasë bashkëshorten

Policia e Kavajës ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Shehaj, 37 - vjeç, banues në Gos të Kavajë.
Ky shtetas është ndaluar nga policia sepse dyshohet se ditën e djeshme, ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij L. Shehaj, 32 - vjeç, vjerrin e tij shtetasin Sulejman Shehi, 64 vjeç si dhe shtetasin Shkëlqim Karuli, 40 - vjeç, ku këtij të fundit, nën kërcënimin e armës, me qëllim për t'u larguar nga vendi i ngjarjes i ka hequr padrejtësisht lirinë, duke i marrë me forcë automjetin e tij tip Ford, me targa të huaja. Menjëherë, nga shërbimet e hetimit të krimit pranë këtij komisariati, u kryen veprimet procedurale, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma model - 54 si dhe një automatik Kallashnikov me dy krehëra.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Fatmir Shehaj, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim" mbetur në tentativë, "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve", "Prishjes së qetësisë publike" dhe të "Heqjes së paligjshme të lirisë".