E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjësohen 2500 rrënjë kanabis sativa

Gjatë një aksioni nga policia e Shkodrës, në zonat e thella malore të qarkut verior, është bërë i mundur sekuestrimi dhe më pas asgjësimi i 2500 rrënjë kanabis sativa. Në aksion merrnin pjesë rreth 30 forca policore përfshirë dhe ato të FNSH-së. 

SHKODER- 2500 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar mëngjesin e sotëm gjatë një aksioni nga policia e Shkodrës, në zonat e thella malore të qarkut verior.
Ky aksion kryesohej nga zëvendës drejtori i policisë së qarkut, Artan Hasanaj. Asgjësimi me anë të djegies i bimëve narkotike është bërë në fshatin Mazrrek të Komunës Gur i Zi. Në aksion merrnin pjesë rreth 30 forca policore përfshirë dhe ato të FNSH-së të cilët pas kontrollit të kryer kanë konstatuar 5 parcela me një sasi të konsiderueshme rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë blutë e Shkodrës po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zonave të tjera, ku mendohet se kultivohet kjo bimë narkotike. Ky operacion pason ato të ndërmarra në të gjithë qarkun për luftën ndaj bimëve narkotike. Vetëm një vit më parë në këtë zone u asgjësuan 2486 rrënjë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›