E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ debate për Beratin, Subashi braktis mbledhjen

Debatet e ashpra mes nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashit dhe Njazi Kosovrastit detyrojnë nënkryetaren të lërë punimet e sotme të Komisionit. Subashi ka kërkuar miratimin e kërkesës së socialistëve për Beratin. 

TIRANE- Debate të ashpra në mbledhjen e KQZ-së pas ankimimit që Partia Socialiste i bëri sot rezultateve të zgjedhjeve në Berat.
PS i kërkoi sot KQZ-së rinumërim të votave në të gjitha qendrat e votimit në Komisionin Zonal numër 1 të Beratit, ndërkohë që kjo kërkesë u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Partia Socialiste i kërkoi sot KQZ edhe rivlerësim të votave në dy KZAZ të tjera të Beratit, 2 dhe 3.
Debatet e ashpra mes nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashit dhe Njazi Kosovrastit detyrojnë nënkryetaren të lërë punimet e sotme të Komisionit. Subashi ka kërkuar miratimin e kërkesës së socialistëve për Beratin, ndërkohë që theksoi se është kërkcënuar për të dytën herë nga Kosovrasti.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›