E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH, Topi dekreton Fullanin, Rama i pakenaqur Rozeta Rapushi

Presidenti Bamir Topi dekretoi dje emrin e Ardian Fullanit, per te marre mandatin e dyte si Guvernator i Bankes se Shqiperise. Pas perfundimit te procedurave te votimit te te gjithe anetareve te Keshillit Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise nga Kuvendi, vetem nje jave me pare, kreu i shtetit zgjodhi mes tyre zgjodhi Fullanin per te vijuar drejtimin e bankes. "Ne mbeshtetje te nenit 93 dhe 161, paragrafi 2, te Kushtetutes se Shqiperise, dekretoj zotin Ardian Fullani. I propozohet Kuvendit per t'u zgjedhur Guvernator i Bankes se Shqiperise. Ky dekret hyn ne fuqi menjehere",- u shpreh me dekret dje kreu i shtetit. Por, kjo zgjedhje e tij shkaktoi pakenaqesine e menjehershme te kreut socialist Edi Rama, i cili ne emer te Partise Socialiste, menjehere pas dekretit te Topit, e cilesoi ate si kandidaturen me te gabuar. Duke zbuluar, keshtu, edhe qendrimin kunder te PS-se ndaj kesaj kandidature. "Mora dijeni me keqardhje per kandidaturen e zgjedhur nga Presidenti i Republikes per Guvernator te Bankes se Shqiperise. Ne kendveshtrimin e Partise Socialiste nuk eshte kandidature e gabuar, eshte kandidatura me e gabuar. Mundesia e nje mandati te dyte per zotin Fullani, eshte pamundesi per te riparuar demet e konsiderueshme te mandatit te tij te pare",- vleresoi dje kreu i selise roze. Madje, Rama theksoi se Partia Socialiste do te votoje kunder kesaj kandidature si ne komisione, ashtu edhe ne seance plenare. "Per interesin e financave kombetare dhe te popullit shqiptar, uroj qe rrjedha e rrezikshme ku kane hyre punet me financat e ketij populli, te ndalet nje ore e me pare. E keshtu, as presidenti Topi bashke me votuesit e mundshem ne Kuvend, te kesaj kandidature 100% te gabuar, te mos kene asnje arsye te pendohen per kete zgjedhje nga menyra si mund te precipitojne gjerat, edhe per shkak te drejtimit e politizuar dhe te papergjegjshem te Bankes se Shqiperise",- u shpreh Rama, teper i zhgenjyer nga zgjedhja e bere nga Presidenti Bamir Topi per Guvernatorin e ri te Bankes se Shqiperise. Ne nje kohe qe opozita propozoi dhe mori mbeshtetjen, edhe te mazhorances, per anetare te keshillit mbikeqyres se bankes, Ermelinda Meksin. "Partia Socialiste do te votoje kunder kesaj kandidature",- beri te qarte dje kreu socialist Rama. Nderkohe qe, nga ana tjeter, perballe votave kunder te opozites, Fullani ka mbeshtetjen e mazhorances, pasi emri i tij u propozua nga qeveria kohe me pare dhe mori votat e mazhorances ne Kuvend, nje jave me pare, per anetar te keshillit mbikeqyres se Bankes se Shqiperise. Tashme, pritet qe dekreti te shqyrtohet sipas procedures ne komisionet parlamentare per t'i kaluar per vote perfundimtare Kuvendit.

Eksperienca e Fullanit ne BSH

Ardian Fullani dekretohet per te marre mandatin e dyte si Guvernator i Bankes se Shqiperise. I diplomuar ne Fakultetin Ekonomik, Dega Finance dhe ne Fakultetin Juridik, prane Universitetit te Tiranes, perkatesisht ne vitin 1977 dhe ne vitin 1991, Fullani ka nje pervoje te gjere ne fushen e sektorit bankar, brenda dhe jashte vendit. Ajo i ka fillesat ne Banken e Shtetit Shqiptar ne vitin 1985, si zevendesdrejtor i Departamentit te Jashtem ne periudhen 1987 - 1990 e me pas, ne Banken Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit te Jashtem, deri ne vitin 1992. Ai eshte anetar i Keshillit Mbikeqyres dhe Guvernator i Bankes se Shqiperise qe prej muajit Tetor te vitit 2004.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›