E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: çmimet e konsumit nuk do të rriten

Garancia është dhënë dje nga Guvernatori i BSH-së, Ardin Fullani pas mbledhjes së Këshillimit Mbikëqyrës të bankës qëndrore.

Gjatë diskutimeve të tij, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludoi se, në mungesë të goditjeve të papritura, inflacioni i çmimeve të konsumit në periudhën afatmesme do të jetë në linjë me objektivin e Bankës së Shqipërisë për të.

“Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kushtet monetare janë të përshtatshme për respektimin e këtij objektivi. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.00 për qind”, ka sqaruar Fullani.

Ai tha më tej se në të ardhmen, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të veprojë duke faktorizuar ecurinë e faktuar dhe të pritshme të treguesve ekonomikë, në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe të konsolidimit të mëtejshëm të ekuilibrave makroekonomikë në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›