E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jam trajner, jo Harry Potter"

“Jam trajner futbolli, jo Harry Potter. Magjia nuk ekziston në realitet. Ajo është e fantazuar kurse unë jetoj në botën e futbollit që është e vërtetë. Jam këtu prej gati dy muajsh dhe kemi zhvilluar gjithsej rreth 40 stërvitje. Mendoni sa të tilla kemi bërë me të gjithë grupin, përfshirë edhe të ardhurit e fundit. As 10”.

Me këto fjalë “I veçanti” i është përgjigjur sot kritikave të medias spanjolle e cila e “kryqëzoi” pas barazimit pa gola në sfidën e parë të kampionatit në transfertën e Majorkës. Në një intervistë për të përditshmen sportive “As”, portugezi vijoi:

“Na duhet ende edhe shumë, shumë punë. Zgjidhja më e mirë për mua do të kishte qenë të mos ndryshoja asgjë. Mund ta kisha bërë skuadrën të luante në të njëjtën mënyrë si vitin e kaluar, duke mbajtur të njëjtat parime dhe të njëjtën strukturë. Do të kishte qenë më e lehtë në fillim të kampionatit, por nuk do të kishte sukses më pas. Nuk është kjo rruga që dua të ndjek”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›