PD Ne KZAZ-ne 49 ne Tirane socialistet ikin bashke me vulen
“Në KZAZ-në 49 në Tiranë, socialistët janë larguar, bashkë me vulën.
Që prej ditës së dielë e deri të hënën, numëruesit e anëtarët socialistë të kësaj qendre, së bashku me sekretarin, që ka futur në xhep vulën, janë larguar duke braktisur detyrën”.
Ky denoncim ka mbërritur sot nga Partia Demokratike, sipas të cilës, “ata janë rikthyer në orën 16 të ditës së hënë, duke mos pranuar të kryejnë asnjë veprim, dhe duke e shtyrë madje procesin për ditën e martë”.
“Bllokimi që kanë bërë numëruesit dhe anëtarët socialistë të KZAZ, ka nisur kur gjatë procesit të numërimit, në kutitë e hapura për kryetarin e kësaj minibashkie u gjetën fletë që i përkisnin kandidatit për kryetar bashkie.
Madje ata tentuan edhe të grisnin këtë fletë votimi”, citon më tej deklarata e PD-së lidhur me këtë problem.
Duke shtuar se ndërkohë që Partia Socialiste kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nxjerrë rezultatin, ajo po bllokon procesin e numërimit deri në fund në njësinë nr 5 në Tiranë, duke lënë hije të errëta dyshimi mbi veprimet e saj.