Zgjedhjet në Rusi, Putin paralajmëron opozitën

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar kundërshtarët e tij lidhur me mundësinë e protestave që do të pasonin zgjedhjet e së dielës në Rusi.
Putin shihet si fitues i sigurt i zgjedhjeve presidenciale, pas mbajtjes për katër vjet postin e kryeministrit.
Ai akuzoi opozitën se i ka shpallur votimet e paligjshme para kohe. Putin gjithashtu shtoi se “opozita planifikon taktika të pista, përfshirë mbushjen e kutive të votimit, për të diskredituar votën”.
Dëshmitë për mashtrime në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar kanë nxitur protesta masive në gjithë territorin e Rusisë. Ato kërkonin fundin e sundimit 12-vjeçar të Putinit, tetë vjet si president dhe katër të tjerë si kryeministër.