BSH lançon “"1,2,3… derrkuci Çufo mëson të kursejë”
TIRANE-Në çeljen e vitit shkollor 2013-2014, Banka e Shqipërisë ka lançuar paketën mësimore "1,2,3… derrkuci Çufo mëson të kursejë". Kjo paketë i dedikohet edukimit financiar të nxënësve që ndjekin klasën I, II dhe III, të shkollës 9-vjeçare. Ajo pritet të përdoret në orët e lira mësimore, në orët dedikuar projekteve shkollore apo si projekt ndërlëndor. Teksti i paketës mësimore "1,2,3… derrkuci Çufo mëson të kursejë", është ideuar dhe hartuar në përputhje me praktikat më të mira didaktike për fëmijët e grupmoshës 7 deri në 9 vjeç. Tematikat e trajtuara në të janë përzgjedhur në mënyrë që të përputhen me eksperiencën e përditshme të nxënësve me paranë dhe financat personale.
Materialet e përfshira në paketë janë përgatitur nga Banka e Shqipërisë me bashkëpunimin e autorit të mirënjohur të librave për fëmijë, Gaqo Bushaka, i cili ka vendosur në dispozicion të bankës personazhet e veprës së tij "Çufo dhe bubi Kaçurrel". Paketa mësimore përbëhet nga libri me përrallëza "1, 2, 3... derrkuci Çufo mëson të kursejë", nga fletët e punës si dhe nga udhëzuesi për mësuesit. Libri "1, 2, 3... derrkuci Çufo mëson të kursejë", përbëhet nga 7 përrallëza të shkurtra, të cilat përmes një gjuhe të thjeshtë trajtojnë tema të tilla si: ndryshimi mes nevojave dhe dëshirave; nga vjen paraja dhe për çfarë shërben ajo; administrimi i parave dhe kursimi etj.
Ndersa FletëPune, nëpërmjet plotësimit të të cilave, nxënësit do të mësojnë duke u argëtuar. Qëllimi i paketës mësimore është edukimi financiar i nxënësve të klasave I, II dhe III, për të nxitur te ata ndjenjën e kujdesit ndaj parasë, dëshirën për tëkursyer, si dhe të menduaritaktiv mbi paranë dhe çmimet. Projekti do të pilotohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në 30 shkolla 9-vjeçare, fillimisht në qytetet Tiranë, Vlorë e Shkodër. Paketa mësimore u mundësohet të gjithë shkollave tërësisht falas.
Për zbatimin sa më të suksesshëm të këtij projekti, janë organizuan seminare trajnuese për mësuesit e 30 shkollave pilot,mbi metodat më të mira për trajtimin e çështjeve të trajtuara në paketë.Ky projekt përbën nivelin e parë në strukturën e projekteve të edukimit financiar të modeluar nga Banka e Shqipërisë, e cila synon të eci paralelisht me strukturën e arsimit në vendin tonë, duke e ndjekur nxënësin gjatë të gjitha viteve të arsimit parauniversitar.
Pas përfshirjes me sukses të modulit me zgjedhje të lirë "Financat personale në duart tuaja"në kurrikulat e arsimit të mesëm, në vitin 2011, dhe pas linçimit të paketës mësimore "1,2,3… derrkuci Çufo mëson të kursejë", Banka e Shqipërisë është e angazhuar që në vitet në vijim, të përgatiten programe për edukimin financiar të nxënësve të të gjitha niveleve.
(ATSH/BalkanWeb)