BSH miraton rregulloren për krijimin e bankës urë

BSH-ja ka vendosur të ngrejë bankën urë për të shërbyer si mjet shpëtimi për bankat me probleme në vend, pra për ato banka që do të përballen me situata të vështira likuiditeti ose mungesë të aftësisë paguese.
Kjo bankë do të vijë në ndihmë edhe për ato banka që nuk realizojnë në vazhdimësi një përmirësim në burimet e tyre financiare. Banka urë, si shoqëri aksionere, duhet të plotësojë disa kritere për të vepruar në sistemin bankar. Sipas rregullores së BSH-së, banka urë duhet të ketë një kapital të nevojshëm dhe kosto të tjera.
Për të vepruar, banka urë nuk duhet të tejkalojë shumën e kostove që parashikohen në rastet e vendosjes së bankës në kujdestari. Gjithashtu, duhet të garantojë vazhdimin e veprimtarive të bankës me probleme.
Banka e Shpëtimit, brenda 40 ditëve pas licencimit të saj, kryen inventarizimin për të identifikuar dhe vlerësuar realisht aktivet e transferuara nga banka me probleme.
Rregullore dhe vendime të kësaj natyre po merren nga ana e Bankës së Shqipërisë me qëllim që të mbrojë sistemin bankar në Shqipëri në kuadër të përhapjes së një krize të gjerë në eurozonë. Këto masa priten të japin më tepër garanci dhe siguri tek klientët e bankave.
/Start/
2012-06-02 13:52