BSH program edukimi për rritjen e kulturës ekonomike
Banka e Shqipërisë, ka shtuar përpjekjet e saj në drejtim të rritjes së “kulturës ekonomike” të publikut shqiptar, nëpërmjet një komunikimi interaktiv dhe të drejtpërdrejtë me grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Turi i saj është ndalur në Elbasan dhe synon të zgjerojë njohuritë e të rinjve mbi politikën monetare të Bankës Qendrore.
ELBASAN-Banka e Shqipërisë ka nisur një program edukimi për rritjen e kulturës ekonomike të publikut shqiptar. Ky program përfshin komunikimin interaktiv me grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në këtë kuadër, programi i edukimit të Bankës së Shqipërisë “Banka Qendrore në jetën e përditshme” tashmë ka gjetur shtrirje edhe në qytetin e Elbasanit. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë disa faza: trajnime për mësuesit e shkollave të mesme, takime me nxënësit e shkollave të mesme, shpërndarja e broshurave edukative në shkolla si dhe zhvillimi i konkursit “Vlera e vërtetë e parasë” midis shkollave të mesme të këtij qyteti, që synon të zgjerojë njohuritë e të rinjve mbi politikën monetare të Bankës Qendrore. Gjatë seminarit, ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë njohur mësuesit me një tablo të përgjithshme të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, të objektivit dhe funksioneve të saj, të rolit dhe ndikimit të saj në ekonomi dhe në jetën e gjithë shqiptarëve. i pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në fjalën e tij të rastit, vlerësoi trajnimin për mësuesit e shkollave të mesme si një mundësi mjaft e mirë jo vetëm për ngritjen dhe zhvillimin e tyre profesional, por edhe si një iniciativë që ndihmon në edukimin e brezave të rinj. (m.a/News24/BalkanWeb)