E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Benxhamin, diskutime për zgjedhjet

Presidenti Bamir Topi ka pritur sot në Tiranë, Drejtorin Rajonal të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan për Evropën Qedrore dhe Lindore Robert Benxhamin. Zhvillimet më të fundit politike, ecuria e reformave dhe zgjedhjest e 28 qershorit janë pikat kryesore të bisedës. 

TIRANË-Zhvillimet më të fundit politike dhe ecuria e reformave në vend janë diskutuar gjerësisht në takimin mes Presidentin të Republikës Bamir Topi dhe Drejtorit Rajonal të
Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan për Evropën Qedrore dhe Lindore, Robert Benxhamin. Gjatë bisedës mes dy personaliteteve vëmendja është përqëndruar edhe në zgjedhjest e 28 qershorit për të cilat Topi vlerësoi kontributin e NDI për monitorimin e procesit dhe ndihmën në reflektimin e shoqërisë civile mbi këtë proces.
Nga ana e tij, Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Kombëtar amerikan, Robert Benxhamin vlerësoi presidentin për mbështjetjen ndaj nismave dhe projekteve të ndërmara nga Instituti në vendin tonë me qëllim demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve shqiptare. Një vlerësim të vecantë zoti Benxhamin kishte rezervuar dhe për reformat në vend të cilat sipas tij kanë sjellë një përparim të dukshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›