Berisha uron Imzot Rrok Mirditën në 70 vjetorin e lindjes
Kryeministri Berisha vlerësoi lart kontributin e Imzot Rrok Mirditës në ringritjen e besimit Katolik në Shqipëri dhe në shërbesat e mëdha që i ka bërë kombit shqiptar dhe Zotit, në të gjithë jetën e tij.
TIRANE- Kryeministri Berisha ka uruar me rastin e 70-vjetorin arqipeshkvin e Tiranës, Durresit dhe gjithë shqipërisë Imzot Rrok Mirditën. Paraditen e sotme kreu i ekzekutivitit është mirëpritur në katedralen e Shën Palit në kryeqytet nga Imzot Rrok Mirdita.

“Veprat e Imzot Rrok Mirditës janë të shumta” tha berisha duke vlerësuar katedralen si një ndër veprat më të mrekullueshme të tij.
Me rastin e 70-vjetorit, Berisha vuri në dukje se Imzot Rrok Mirdita kremton këtë ditëlindje me një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë, si dhe me një ligj të ri të miratuar në Parlament, për një qëndrim të përshtatshëm të shtetit dhe të qeverisë ndaj besimeve fetare.
(e.n/BalkanWeb)