Shëndetësia: Denonconi korrupsionin
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë cdo fakt për korrupsion nga ana e bluzave të bardha, duke dënuar aktin e 3 mjekëve dhe 2 infermjerëve të dënuar me arrest shtëpie nën akuzën e mitmarrjes.
TIRANË- Nisur nga lajmi për dënimin e 3 mjekëve dhe 2 infermjerëve të Maternitetit “Koco Gliozheni” në kryeqytet, të akuzuar për ryshfet dhe mitmarrje, Ministria e Shëndetësisë u ka brërë thirrje qytetarëve të dënojnë cdo fakt për korrupsion apo mitmarrje nga ana e bluzave të bardha.
Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Blerina Kazaferi, deklaroi se ministria dënon aktin e 3 mjekëve e 2 infermjereve , ndërsa “garanton mbështetje për të gjithë pacientët që do të denoncojnë fenomene të korrupsionit në sistemin shëndetësor”.
Ministria e Shëndetësisë shprehet e vendosur për tolerancë zero ndaj fenomeneve të tilla në spitalet e vendit.
(e.n/BalkanWeb)