E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH shfuqizon vendimin per mosshperndarjen e fitimit te bankave

Duke qene se situata ne sistemin bankar eshte permiresuar ne lidhje me likuiditetet, Banka e Shqiperise ka shfuqizuar nje vendim qe mori vitin e kaluar per mos shperndarjen e fitimit me 2009 ndaj aksionareve te bankave. Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise mori ne shqyrtimin shfuqizimin e vendimit “Per pezullimin e shperndarjes se fitimit nga bankat dhe deget e bankave te huaja”. Pas nje periudhe 11-mujore, Banka e Shqiperise konstaton se ecuria e sistemit bankar eshte e qendrueshme. Pozicioni i likuiditetit ne treg u permiresua ndjeshem dhe depozitat ne sistem kane ndjekur nje tendence te qendrueshme ne rritje, si rrjedhoje e rikthimit te besimit te publikut. Po keshtu, treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit mbetet i pacenuar. Gjate kesaj periudhe, u vleresua dhe u testua pozitivisht edhe detyrimi i bankave meme, per te mbeshtetur me likuiditetin e nevojshem operacionet e degeve dhe filialeve te tyre ne Shqiperi, si edhe per te injektuar kapital shtese ne raste te caktuara. Ne kontekstin global, vleresohet se tregjet financiare duken me te stabilizuar dhe te rigjalleruar. Edhe pozicioni i bankave tregtare ne Evrope dhe SHBA, pas nje vale perthithjesh apo likuidimesh, duket te jete me i qarte dhe i sigurte, ku nje kontribut te vecante ka dhene mbeshtetja e vazhdueshme e Bankes Qendrore Evropiane dhe e Rezerves Federale me likuiditet, si dhe e qeverive te vendeve perkatese. Ne keto kushte, propozimi per shfuqizimin e vendimit te meparshem, eshte plotesisht i argumentuar, dhe do te krijoje hapesire per nje trajtim me dinamik dhe me proaktiv ne mbikeqyrjen e aktivitetit te cdo banke me vete. Departamenti i Mbikeqyrjes, ne funksion te detyrave te tij do te mbetet teresisht i angazhuar dhe do te vijoje te monitoroje nga afer perputhshmerine e kerkesave te bankave te vecanta per shperndarje dividendi, me kerkesat e kuadrit rregullativ mbikeqyres, si dhe do te siguroje se plotesimi i kerkesave te tilla nuk do te preke treguesit e kapitalizmit dhe likuiditetit te bankave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›