E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Shqiperia nuk ka krize Blerina Hoxha

Stabiliteti makroekomik e ka ndihmuar Shqiperine te perballoje pa veshtiresi krizen mbareboterore. I ketij mendimi eshte Shefi i FMN-se per Shqiperine, Gerwin Bell. Por ai thote se duhet kujdes me nivelin e deficitit buxhetor, element qe ka shkaktuar mjaft probleme serioze per shume shtete te tjera. “Shqiperia e pati me te lehte te kaloje sfidat, me te cilat u perballen vendet e tjera gjate krizes. Shqiperia duhet te vazhdoje me reformat sektoriale. Kujdes duhet treguar dhe per deficitin”, tha Bell. Nderkohe qe
borxhi i publik po kthehet ne nje prioritet te qendrueshme rise ekonomike ne vend. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani dhe shefi i Misionit te FMN per Shqiperine, Gerwin Bell ka qene te nje mendje se, administrimi i borxhit dhe ulja e tij duhet te jete ne qender te politikave ekonomive te te gjitha qeverive, per shkak te interesave te larta qe ofron aktualisht tregu boteror per kredite. Nje vend shume te rendesishem ne kete drejtim ze edhe ulja e borxhit qe u krijua gjate ekspansionit fiskal dhe e kostos se tij. Ne kete kuader, te gjithe autoritetet fiskale duhet te punojne jo vetem per te mos krijuar borxh te ri, por edhe per te shlyer borxhin e vjeter me eficence maksimale. Strategjite e daljes nga borxhi qe ne vetvete perfshijne edhe zevendesimin e borxhit te vjeter te shtrenjte me nje borxh te ri me te lire, jane shume te rendesishme dhe te mirepritura. Ne kushtet aktuale, kur rritja e metejshme e borxhit eshte nje ngjarje me probabilitet te larte ndodhjeje, politikat per te mbeshtetur ekonomine me shpenzime eshte e kufizuar nga pamundesia e ekonomise per te gjeneruar rritje ekonomike, tha guvernatori Fullani. Per te ruajtur nivelin e borxhit dhe stabilitetin makro-financiar eshte e nevojshme qe te kufizohen shpenzimet ne perputhje me te ardhurat. Keto te fundit, varen ne menyre te drejtperdrejte nga te ardhurat ne ekonomine shqiptare”, tha guvernatori Fullani. Qellimi i politikave duhet te stimuloje prodhimin, jo vetem per konsum te brendshem per vendin por edhe per eksport ne tregjet dhe produktet tradicionale dhe ato te reja. Ky objektiv eshte nje domosdoshmeri jo vetem nga kendveshtrimi afatshkurter dhe afatmesem i trajtuar me lart, por vecanerisht nga kendveshtrimi afatgjate. Nga ana tjeter Banka e Shqiperise vlereson se, strategjite e menaxhimit dhe reduktimit te borxhit nuk jane vetem pjese e politikave makroekonomike. Guvernatori gjykon se eshte e nevojshme qe keto strategji te shtrihen ne cdo “qelize” te ekonomise, ne cdo rast kur bilancet ne nivel mikroekonomik jane renduar nga borxhi, duke perfshire dhe bizneset dhe individet. Ristrukturimi dhe rifillimi i aktivitetit kreditues nuk mund te behet pa lene menjane pjesen e semure dhe te keqe te bilancit. “Do te doja te theksoja se ekuilibrat e nje bilanci qofte ky fiskal, privat apo familjar garantohen nga ndryshime te njekohshme dhe te barabarta ne te dy krahet e tij” tha Fullani. Banka e Shqiperise kohet e fundit e ka keshilluar qeverine gjithnje e me shpesh qe te kete ne fokus administrimin e borxhit nisur edhe nga krizat qe ka prodhuar borxhi i larte ne gremine fqinje.
FMN: Shqiperia, politika te zgjuara per perballimin e krizes
Fondi Monetar Nderkombetar ka pohuar dje ne Tirane, se Shqiperia ka qene nje nder te paktat vende qe i ka rezistuar krizes ekonomike nderkombetare dhe sugjeroi ndermarrjen e politikave eficente, ne permiresimin e deficitit publik. Shefi i Misionit te FMN per vendin tone, Gerein Bell organizator i nje seminari me teme “Shqiperia, mbajtja e stabilitetit makroekonomik”, tha dje se “politikeberesit shqiptar u treguan te afte te ndermerrnin disa politika kunderciklike dhe Shqiperia ishte nje nga ekonomite e vetme ne Evrope, qe u rrit pergjate krizes. Por sot ne po shohim qe ambienti global po shtron sfida te reja. Po shohim qe serish pas krizes ne rang global po ridalin disa crregullime te hershme. Disa vende me deficite te larta korrente para krizes po vazhdojne te kene serish deficite te larta korrente”. Bell shtoi se te gjitha keto sfida imponojne nderhyrje edhe ne Shqiperi. Duhet qe te ndermerren disa rebalancime te deficiteve, te mbahet sistemi financiar stabel dhe te nderhyhet per ristrukturimin e disa sektoreve te ekonomise, u shpreh shefi i Misionit te FMN ne Tirane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›