E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ne pese vite, borxhi u rrit vetem 5 %

Qeveria shqiptare dhe konkretisht Ministria e Financave, e kthyer tashme ne prioritet borxhi publik. Garancine e ka dhene dje para Bankes se Shqiperise dhe Fondit Monetar Nderkombetar, ministri i Financave, Ridvan Bode. "Po te behen krahasimet me ekonomite e vendeve ne rajon, nuk eshte koha per te thene se efektet e krizes globale ne ekonomine shqiptare ishin minimale. Nuk eshte koha per te krahasuar se ne ne tre vite kemi rritur borxhin publik vec 5 %, kur eurozona e ka rritur 22 %, te cilat deshmojne ate qe thame me pare produktin e nje stabiliteti e qendrueshmerie makroekonomike afatgjate qe ka pasur Shqiperia",-tha Bode. Ai shtoi se ekonomia shqiptare i rezistoi goditjeve te krizes dhe se vendi yne ka stabilitet makroekonomik. Megjithate Bode nenvizoi se, eshte koha per te marre masat e nevojshme dhe se prioritet i qeverise eshte ulja e ketij borxhi. "Eshte koha qe mbi kete baze te marrim masat e nevojshme per te tentuar per te synuar nje ekuiliber te ri makroekonomik me parametra me te pershtatshem” tha Bode. Ai pohoi se, ekonomia shqiptare do te mund te perfitoje nga zhvillimet ekonomike globale per te mundesuar nje ripozicionim me te mire ne kuader te ekonomise rajonale dhe asaj globale, permes ndermarrjes politike emergjente energjike te ristabilizimit makroekonomik te vendit. Ne i kemi te njohur tashme se problemet qe kane te bejne me borxhin publik edhe pse ne kuadrin e zhvillimeve me te fundit, nuk do te nxjerrin Shqiperine si vendin me problematik, do te persistoje ne te ardhmen si nje nga objektivat kryesore rreth te ciles duhet te sillen gjithe nderhyrjet dhe aksionet makroekonomike ne ekonomine shqiptare ", garantoi ministri i Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›