E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI, debati ne distance

Marredheniet mes selise roze dhe LSI-se u ashpersuan se tepermi pas fteses se fundit te PS-se per krijimin e koalicioneve te perbera. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta refuzoi publikisht ftesen e PS-se per negociata per koalicionet parazgjedhore, duke i cilesuar si pazare per voten e qytetareve. Ne kete menyre LSI nderpreu marredheniet per te diskutuar mbi ceshtjet e reformes zgjedhore. Nderkohe qe perplasja mes tyre ka vijuar dhe gjate kohes se qendrimit te Rames ne SHBA, ku nepermjet intervistave nuk kane munguar te sulmojne njeri tjetrin. Selia roze nderkohe vijon bisedimet me forcat e tjera politike te spektrit te majte per bashkepunim te mundshem parazgjedhor. Bisedimet mes paleve pritet te thellohen me ardhjen e Kryetarit te PS-se, Edi Rama ne Shqiperi.

LSI: Asnje nuk ofron shume para per nje ndermarrje gati te falimentuar

Prifti: Berisha, pazare per shitjen e KESH

Numri dy i LSI-se, Dritan Prifti akuzoi dje kryeministrin Sali Berisha se po ben pazare te mbyllura per shitjen e operatorit te shperndarjes se energjise. Ne nje reagim per mediat, Prifti qeveria po grabit pasurine shteterore, qe ne kete rast eshte Korporata Elektroenergjetike shqiptare. Sipas tij, pikerisht ne momentin e privatizimit te kesaj korporate, qeveria i ka mbyllur ne menyre te fshehte pazaret, duke e paracaktuar fituesin se kush do ta bleje ndermarrje. "Pazaret jane mbyllur. Dihet se kush do ta bleje kete ndermarrje. Te ofrosh garanci shteterore per nje kredi, per nje ndermarrje qe po privatizohet, une mendoj qe do te thote rritje pazari dhe rritje korrupsioni per Qeverine, per te rritur me shume shumat qe do te perfitohen ne menyre te paligjshme nga Berisha dhe njerezit e tij", akuzoi Prifti. Nenkryetari i LSI theksoi se kufizimi i energjise disa dite para privatizimit, nuk eshte gje tjeter vecse, manover per ti ulur vleren ndermarrjes. "Kush eshte ai investitor qe ofron shume para per nje ndermarrje gati te falimentuar, per nje ndermarrje qe eshte e falimentuar financiarisht, nje ndermarrje qe ka falimentuar nga menaxhimi per shkak te humbjeve te jashtezakonshme qe ajo ka, dhe nje ndermarrje qe nuk ka mundesi te furnizoje me energji", vijoi Prifti, i bindur se te gjitha keto veprime nga qeveria po behen vetem per te rritur vleren e perfitimeve te jashteligjshme te saj me shitjen e kesaj ndermarrjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›