E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji, cfare parashikon

Projekti qe ndodhet ne qeveri per Prokurorine e Pergjithshme parashikon heqjen e imunitetit per kryeprokurorin por dhe menyra te reja per zgjedhjen e tij. Ne draftin e qeverise theksohet se kreu i organit te akuzes duhet te zgjidhet nga e juristeve dhe jo me nga radhet e prokuroreve sic eshte aktualisht. Po keshtu ne ndryshime thuhet qe ne keshilli i Prokurorise te perbehet nga 5 prokurore dhe 2 perfaqesues te ministrit te Drejtesise, nderkohe qe me ligjin aktual, keshilli ka vetem 1 perfaqesues te ministrise se Drejtesise, 1 te Presidentit dhe 5 prokurore. Ne projekt thuhet se Kryeprokurori pezullohet nga ushtrimi i detyres kur ndaj tij vendoset nisja e procedimit penal deri ne perfundimin e procedimit. Ne nje kohe qe ne ligjin aktual theksohet se pezullimi mund te behet vetem nese prokurori merret i pandehur. Ne projektin e ri parashikohet dhe zgjerimi i kompetencave te Ministrit te Drejtesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›